“SHOH DRITË JESHILE”/ Xhemi zbulon rikthimin në ekran dhe emisionin të cilin është penduar që e ka prezantuar – AlpeGossip
“SHOH DRITË JESHILE”/ Xhemi zbulon rikthimin në ekran dhe emisionin të cilin është penduar që e ka prezantuar

“SHOH DRITË JESHILE”/ Xhemi zbulon rikthimin në ekran dhe emisionin të cilin është penduar që e ka prezantuar

Xhemi Shehu në një intevistë në “Ëndërrtjerrësit” ka njoftuar se do të rikthehet të dhurojë spektakël së shpejti. Ajo tha se po shqyrton dy projekte që i janë ofruar dhe më pas do të marrë një vendim.

“Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile. Ishte një moment pauze, e shijova dhe kuptova që më mungon ekrani. Është koha për një rikthim”, rrëfeu Xhemi.

Teksa kujtoi të gjithë emisionet që ka prezantuar në ekranin e Top Channel, Xhemi përmendi “The Voice Kids” si projektin që nuk do të donte ta moderonte. “Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.

Ndërsa si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokalli-në”. “Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregoi moderatorja ndërsa pas saj listoi emisonin “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledion Liços dhe Adi Krastës.