MEGHAN MARKLE SHFAQET ME NJË FUSTAN SUPER YLL/ Vëmendja e të gjithëve është te barku (FOTO) - AlpeGossip
MEGHAN MARKLE SHFAQET ME NJË FUSTAN SUPER YLL/ Vëmendja e të gjithëve është te barku (FOTO)

MEGHAN MARKLE SHFAQET ME NJË FUSTAN SUPER YLL/ Vëmendja e të gjithëve është te barku (FOTO)

Nëse ka një person që mezi presim të shohim është Meghan Markle dhe barku i saj i rrumbullakosur. Këtë herë dukesha u shfaq për eventin e “The Royal Variety Performance”, një shfaqje që ka për qëllim të mbledhë para në mbështetje të artistëve në të gjithë Britaninë e Madhe.

Dukesha e Sussex u shfaq përkrah bashkëshortit Princit Harry, e veshur me fustanin e zi, blu dhe të bardhë, me rripa. Fustani është i markës Safiyaa, një markë që u hap në tetor në Fiji, në kohën e turneut mbretëror.

Pjesa e sipërme e tij ishte i gjithi i punuar me temina të zeza dhe të bardha, ndërsa më tej vijonte blu dhe me një bisht të gjatë.

Meghan i mbante flokët të mbledhura topuz, ndërsa makijazhit natyral i ishte shtuar pak shkëlqim.

Ditën e djeshme u shënua 6-mujori nga momenti kur Meghan dhe Princi Harry i thanë “Po” njëri-tjetrit para mijëra ndjekësve nga e gjithë bota.