Aurela Gaçe ka realizuar një intervistë me fansat e saj në ‘Instagram’ dhe ka rrëfyer një histori që nuk e dinim për të. Kur e pyesin a ka vuajtur nga ankthi, këngëtarja tregon se po. Sidomos në periudhën kur po përpiqej akoma të sillte në vijë jetën e saj e të sistemonte gjërat.
“Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundur t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’i jepja zgjidhje vetë. Përshembull: Në koncertin e dytë recital ngela borxh 15 milionë lekë. Një pjesë i lava me sponsora dhe bileta, pastaj merrja avionin dhe çdo të premte në darkë shkoja diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në shkollë, ktheja frangat në lekë dhe laja borxhet me rradhë. Imagjino, viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por nuk ka qenë aspak e lehtë”, ka rrëfyer Aurela.
Këngëtarja pëherë ka arritur të dërgojë tek publiku mesazhe me vlerë dhe një ndër ta është: Mos u dorëzo për të arritur ëndrrat e tua.