“MË BËNË TË ÇMENDUR”/ Këto janë këngëtaret shqiptare të cilat dikur i paragjykuam (FOTO) – AlpeGossip
“MË BËNË TË ÇMENDUR”/ Këto janë këngëtaret shqiptare të cilat dikur i paragjykuam (FOTO)

“MË BËNË TË ÇMENDUR”/ Këto janë këngëtaret shqiptare të cilat dikur i paragjykuam (FOTO)

Fillimet e para drejt rrugës së ekranit janë gjithmonë të vështira dhe kërkojnë sakrifica. Një ndër frikërat më të mëdha të këngëtareve është si do ta presi publiku, dhe duket se disa prej tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë.

Tre  prej këngëtareve të njohura kanë rrëfyer detaje që nuk i kemi ditur në daljet televizive apo nëpërmjet Instagramit. Nga” më kosideronin të çmendur” tek paragjykimi për veshjen ja vështirësia e madhe e ktyre tre artistëve.

Adelina Ismaili

Ditën e djeshme e ftuar në “Top Channel”  këngëtarja ka folur rreth jetës personale ku ka treguar edhe vështirësit në fillimet e karrierës.

Më pas ajo ju përgjigj me “

po” pyetjes nëse liria që ka pasur në skenë e ka pasur një çmim, madje ka thëne se ende e ka. Ndërkohë Adelina është shprehur se dikur e paragjykonin shumë, ndërsa tani çuditërisht e përkrahin.

Aurela Gaçe

Ajo është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Me zërin e fuqishëm dhe energjinë që e karakterizon Aurela Gaçe elektrizon çdo skenë ku performon.

1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë (se s’kisha Facebook e Insta)pse kisha qethur kokën. Pse vishesha si doja! Pse lyhesha si doja! Tani mbas 20 vjetësh? Kollaj. I bën ‘block’ dikujt që të shan. Po atëherë? E kisha përballë gjithë trysninë e mendjeve të ngushta…por edhe unë mangët s’ia kam lënë askujt. Ata bam…unë bam, bam, bam, bam. E kuptoni vet”. Dikur të visheshe ndryshe nga të tjerët ishte shumë e vështirë dhe paragjykuese, ndërsa sot vlerësohesh për stilin e veçantë që ke”.

“Sot quhesh ‘trendy’. Atëherë quheshe e ‘çmendur“:  shkruan Aurela në postimin e saj në Instastory

 

Valbona Mema

Edhe pse është këngëtare e muzikës popullore kjo nuk e ka penguar të plotësoj pasionin për tatuazhe.  E ftuar në një emision ajo ka treguar paragjykimet në fillimet e tatuazheve.

“Më gjykojnë, jam shumë e bindur. Tatuazhet më takojnë mua. Kur kam krahët zbuluar ndihem pak në siklet. Pozicioni im i këngëtarës popullore është në kontraditë me këtë lloj ekstravagance” 

AlpeNews.al