BINJAKE APO JO? Mimoza Shkodra prezanton motrën dhe ngjashmëria do t’ju habisë (FOTO) – AlpeGossip
BINJAKE APO JO? Mimoza Shkodra prezanton motrën dhe ngjashmëria do t’ju habisë (FOTO)

BINJAKE APO JO? Mimoza Shkodra prezanton motrën dhe ngjashmëria do t’ju habisë (FOTO)

Këngëtarja e hitit “Ndarja”, Mimoza Shkodra, këto ditë është bërë kryefjala e showbizit shqiptar për shkak të ndarjes me Seldi Qalliun, ndarje për të cilën u shpreh se nuk po e kalonte aspak keq. Ajo tregoi se tashmë ndihej e lirë dhe e lumtur.

Shumë aktive në profilin e Instagram, së fundmi Mimoza ka ndarë me të gjithë një foto ku shfaqet krah motrës së saj. Ato kanë pozuar në natyrë, teksa janë mbështetur me shpinë tek njëra-tjetra.

Të gjithë kanë vënë re ngjashmërinë e madhe të Mimozës me motrën, të cilat duken si binjake. Këtë gjë ndjekësit ja kanë vënë në dukje edhe në komente, ku i kanë komplimentuar vajzat për bukurinë.