”NUK KEMI MARRË DOREZAT E BOKSIT”/ Këta janë VIP-at që u ndanë nga partnerët pa sherre e skandale (FOTO) – AlpeGossip
”NUK KEMI MARRË DOREZAT E BOKSIT”/ Këta janë VIP-at që u ndanë nga partnerët pa sherre e skandale (FOTO)

”NUK KEMI MARRË DOREZAT E BOKSIT”/ Këta janë VIP-at që u ndanë nga partnerët pa sherre e skandale (FOTO)

Prej vitesh kemi qenë dëshmitarë të lidhjeve e ndarjeve midis shumë VIP-ave Shqiptarë. Ndryshe nga disa të tjerë, VIP-at që ne kemi përzgjedhur për listën tonë janë ata që kanë zgjedhur ti japin fund marrëdhënies së tyre pa sherre dhe konflikte. Duke u treguar të sjellshëm dhe duke u kujdesur që të ruajnë reputacionin e tyre, diplomacia e pranishme në ndarjen e këtyre VIP-ave nga njëri-tjetri vlen të përmendet.

Më poshtë, ne do t’ju listojmë të famshmit shqiptarë të cilët këtë moment të jetës së tyre e kaluan ashtu siç u takon.

Nora istrefi dhe Robert Berisha

Këngëtari Robert Berisha dhe partnerja e tij Nora Istrefi i dhënë fund lidhjes në mënyrë zyrtare. Teksa prej kohësh përfliteshin në portale se dyshja kishin konlikte në çift, ka qenë Roberti ai që ka marrë iniciativën të bëjë gjithçka publike.

Me anë të një postimi, Roberti është shprehur:

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..😍 dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet 😎 permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën 😘 I wish you all the best, 

Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa mori fund në vitin 2017.  Në momentin kur ish partnerët konfirmuan ndarjen ata gjithashtu pranuan se prej një viti nuk ishin më bashkë.E konfirmuar ekskluzivisht për revistën Class nga Albi dhe Klaudia, çifti asokohe, pranuan se ndarja është bërë me mirëkuptim dhe se ata vazhdojnë të ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Vin Veli dhe Bora Zemani

Gjatë kohës që çifti përfliteshin për ndarje, ata vazhduan të ngatërronin publikun me reagime të ndryshme deri në momentin ku Vini u shpreh në emisionin ”Rudina” se ata të dy ishin ndarë me mirëkuptim. Edhe pse nuk kishin qenë të martuar, ai u shpreh se kjo gjë nuk ka patur kurrë rëndësi për ta. Ai gjithashtu shtoi se të dy flasin me njëri-tjetrin, kanë marrëdhënie por nuk kanë marrë dorezat e boksit, gjë që nënkuptoi se procesi i ndarjes së ish partnerëve ka shkuar në mënyrë paqësore. Vini nuk la pa përmendur as vogëlushin e tyre Arbor për të cilin u shpreh se nuk i mungon përkushtimi nga asnjëri prej prindëve.

Adrola Dushi dhe Adisi

Edhe pse kur u përfol për një ndarje nga ish bashkëshorti, Adrola e përgënjeshtroi me faktin se atij nuk i kishin dalë letrat për të jetuar në Amerikë me këtë të fundit dhe të birin, modelja bukuroshe e ftuar në ”Xing me Ermalin” pranoi çdo gjë. Ajo u shpreh se po, ishin ndarë dhe fajin nuk i’a linte asnjërit prej tyre.

Duke tregur më tepër për këtë situatë, Adrola u shpreh:

Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

 /AlpeGossip.al