“NISI ME NJË FOLLOW NË INSTAGRAM”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë si u njohën (VIDEO) – AlpeGossip
“NISI ME NJË FOLLOW NË INSTAGRAM”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë si u njohën (VIDEO)

“NISI ME NJË FOLLOW NË INSTAGRAM”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë si u njohën (VIDEO)

Muzika është mënyra më e mirë për të shprehur ndjenjat dhe për të përcjellë mesazhet që do.

Këtë gjë bëjnë edhe Mozzik me Loredanën në këngën e tyre më të re “Romeo & Juliet”. Çifti këndon për dashurinë e tyre dhe për mënyrën sesi nisi romanca mes tyre.

Dhe e dini kujt i janë falënderues? Instagram-it.

“T’kom drogë, t’kom ven

Me ty u nis gjithcka ni follow n’Instagram

T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta

Erdha n’dhomë tone edhe vujta

Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj…

Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën

Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”

Mozzik-ut i ka tërhequr vëmendjen pamja e Loredanës dhe është shtyrë t’i bëjë një ftesë në rrjetin sociale. Më pas kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe, ndërsa njoha kaloi në fazën e lidhjes.

Në videoklip çifti shfaqet në çdo moment i kombinuar me veshjen dhe sollën versionin më me stil të ngjyrës rozë.