9 VITE MË PARË/ Ami zbulon pas kaq shumë kohësh “rregullin” që ka thyer në dasmën e saj – AlpeGossip
9 VITE MË PARË/ Ami zbulon pas kaq shumë kohësh “rregullin” që ka thyer në dasmën e saj

9 VITE MË PARË/ Ami zbulon pas kaq shumë kohësh “rregullin” që ka thyer në dasmën e saj

9 vite më parë, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi i dhanë fund beqarisë. Gjithçka dukej e menduar deri në detaje në dasmën e tyre, megjithatë një ‘rregull’ që mund të quhet dhe ‘mit’, nuk është zbatuar nga çifti.

Të gjithë e dimë që dhëndri nuk duhet ta shohë nusen të veshur me fustan të bardhë, ndërsa Ermali mesa duket e ka bërë këtë gjë. Madje, ato e kanë zgjedhur bashkë fustanin e dasmës. Këtë e ka zbuluar vetë Ami gjatë emisionit ‘Lufta e Nuseve’. “Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet e mia. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjedhin fustanin me burrin e tyre të ardhshëm”, është shprehur ajo. ajo.

Duket se ky ‘mit’ nuk është dhe aq i saktë, duke qenë se çifti i njohur i showbiz-it gëzojnë sot një martesë dhe familje te shëndetshme.