Kozeta Kurti e KRITIKOI e i përmendi babin, reagon Ronela Hajati: Kam dhënë shpirtin tim duke... (FOTO) - AlpeGossip
Kozeta Kurti e KRITIKOI e i përmendi babin, reagon Ronela Hajati: Kam dhënë shpirtin tim duke… (FOTO)

Kozeta Kurti e KRITIKOI e i përmendi babin, reagon Ronela Hajati: Kam dhënë shpirtin tim duke… (FOTO)

Ditën e djeshme Kozeta Kurti në një status në Facebook i është drejtuar Ronelës duke e kritikuar për termat e përdorur në një intervistë së fundmi. Ajo iu drejtua Roneles se e kishte gabim termin që u shpreh se ia ati “vdiq” dhe se duhej të shprehej ‘u nda nga jeta’.

“Së pari, mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij në televizion. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ dhe të gjithë kanë respekt për të, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me të ndjerin babanë tënd.’, u shpreh Kozeta.

Edhe në lidhje me Eurovisionin, ku Ronela u shpreh: ‘Në RTSH ka shumë njerëz që janë aty që kur babai im i ka vënë në punë. Tani babai im ka vdekur dhe duhet të kishin ikur edhe ata’

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer sërish Kurtit dhe i tha: “Këtë vit është në Eurovizion këngëtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë ky vend e babai yt do ta kishte duartrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtorëve dhe do të kish qenë krenar për ‘të lashtët’ apo ‘të njomët’ që e votuan e duartrokitën këngën ‘Mall’.”

Kozeta vazhdoi më tej me shkrimin e saj por Ronela përmes një statusi në ‘Insta Story’ ka thënë disa fjalë që ka dashur t’i thotë por më pas vendosi ta fshijë.

Në foton më poshtë siguruar nga intv.al, Ronela shkruan kështu:
“Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj sit e mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time1 Kurre!… Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeri-tjetrin! Nuk na gjen gje…”