KIARA U BË XHELOZE? Luizi: Po fituam unë e Tea do i japim… – AlpeGossip
KIARA U BË XHELOZE? Luizi: Po fituam unë e Tea do i japim…

KIARA U BË XHELOZE? Luizi: Po fituam unë e Tea do i japim…

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë performuar për “Talent Show” dhe po tani po presin se kush do të fitojë, pasi Vëllai i Madh do të shpërblejë fituesin.

Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli kanë kënduar së bashku këngën e Ardit Gjebreas, “Jeto dhe jetën time”, e cila është duartrokitur shumë edhe nga banorët. E duke qenë se ishin bashkë në këtë sfidë, Luizi ka vendosur që derisa të jepet çmimi do jetë në paqe me Tean.

E teksa po flisnin për çmimin që do marrin, ku Luizi tha përfshihet një darkë, masazh dhe telefonatë, aty ndërhynë Kiara Tito, e cila thotë se do zgjedhin vetëm njërën.

“Nuk janë të gjitha, avash. Mos u emociono kaq shumë”, shprehet Kiara, ku fansat e kanë marrë si xhelozi nga ana e saj.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Me ty e ka sot me ty

Luizi: Sot kemi bërë mega performancë dhe sot jena në paqe. Presim çmimin. Po fituam do i japim një buzëqeshje njëri-tjetrit, ndajmë çmimet. Atëherë e fillojmë ku e lamë. Kështu e kemi lënë.

Tea: Kemi darkë për të ngrënë po e fituam

Luizi: Kemi masazh, spa dhe telefonatën

Olta: Kë do zgjidhni? Darkën besoj

Luizi: I kemi tana

Tea: Janë të gjitha

Kiara: Nuk janë të gjitha jo, avash

Luizi: Të gjitha

Kiara: Mos u emociono kaq shumë

Luizi: Ok, vazhdo. Me mua do me fol me vëllain e vogël

Kiara: Nuk janë pra