“S’E KE MRITUAR FINALEN”/ Valbona ia thotë në sy Fifit, plas debati pas DWTS – AlpeGossip
“S’E KE MRITUAR FINALEN”/ Valbona ia thotë në sy Fifit, plas debati pas DWTS

“S’E KE MRITUAR FINALEN”/ Valbona ia thotë në sy Fifit, plas debati pas DWTS

Fifi dhe Valbona Selimllari duket se kanë pasur mjaft hatërmbetje për të sqaruar. Ato janë përballur në “DWTS Fan Club” dhe Selimllari e cila ishte pjesë e jurisë së këtij sezoni, ia tha në sy këngëtares se nuk ishte në listën e saj të finalistëve. Edhe Fifi ka shprehur hatërmbetjet ndaj gjykimit të jurisë.

Fifi: Bravo shumë mirë ke qenë sot, 8.

Valbona: Pra, jam unë ajo që të kam vënë më pak se të tre juritë? Unë i kam parë lëvizjet nga gishti i këmbës deri të fija e flokut të jesh e sigurtë për këtë gjë. Nuk të kam dashur në finale, sigurisht që s’të kam dashur në finale. Në finale time ka qenë Arnita, Sardi dhe Enxhi.

Fifi: Faleminderit këtu mbaron muhabeti, s’kemi çfarë të diskutojmë më. Më trego dashamirësinë që ke patur ndaj meje.

Valbona: Kur futesh në një konkurrim nuk ka justifikime. Justifikimet nuk duhet të përdoren për aq kohë sa t’i merr përsipër të futesh në një sfidë

Fifi: Të mbaroj së foluri se i di të gjitha gjërat që duhen, se artiste jam në fund të ditës. Çfarë artiste jam e di

Valbona: Është e tepërt të thuash që je e shkëlqyer ta marrësh si kompliment më shumë?

Fifi: Bravo je e shkëlqyer ulu, 6

Valbona: Njeriu pranon çdo vlerësim që i bëhet, për mua është një kënaqësi. Ti je artiste e shkëlqyer po nuk erdhe për të kënduar në ‘DWTS’.

Fifi: Kam ardhur që mos më gjykosh si këngëtare, por për atë që kam bërë. Nëse dikujt nuk i është parë një hap gabim apo një emocion që nuk e ka patur, mua më janë parë të gjitha këto gjëra edhe jam gjykuar.