“PO PRES KOMENTIN E DËSHTAKVE”/ Oriola i mbyll gojën fanses: Nuk mundem… – AlpeGossip
“PO PRES KOMENTIN E DËSHTAKVE”/ Oriola i mbyll gojën fanses: Nuk mundem…

“PO PRES KOMENTIN E DËSHTAKVE”/ Oriola i mbyll gojën fanses: Nuk mundem…

odelja shumë e njohur Oriola Marashi është padyshim një ndër më të kërkuarat në Shqipëri. Ajo shpesh herë publikon foto nga setet e ndryshme fotografike dhe arrin gjithmonë që të lë pa fjalë fansat me pamjen e saj.

Mirëpo, në një postim të fundit  njëra prej ndjekësve të saj i ka thënë modeles se vetëm dështakët mendojnë se ajo është e denjë për të sfiluar në pasarelat e njohura të ‘Victoria’s Secret’, por ky koment nuk është pritur mirë nga modelja e cila ja ka mbyllur gojën fanses me përgjigjen e saj.

“Po pres komentin e atyre dështakëve që do të thonë që je për të ‘Victoria’s Secret”, i ka shkruar me tallje ndjekësja.

“Po nuk është ai qëllimi im, për të bërë atë duhet të jetosh në Amerikë, un nuk rri dot larg prindërve dhe shoqërisë kshuqë nuk besoj se do largohesha dot nga vendi im, do bëj gjëra të mira në jetë…”, ka shkruar Oriola duke sqaruar se ndryshe nga modelet e tjera ajo nuk e ka fare si synim VS.