“JE NJERIU DHE NËNA MË E MIRË”/ Reperi Offset shpreh hapur dashurinë për Cardi B – AlpeGossip
“JE NJERIU DHE NËNA MË E MIRË”/ Reperi Offset shpreh hapur dashurinë për Cardi B

“JE NJERIU DHE NËNA MË E MIRË”/ Reperi Offset shpreh hapur dashurinë për Cardi B

Offset ka publikuar së fundmi në ‘Instagram-in’ e tij një foto krah Cardi B, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Do të të dua përgjithmonë pavarësisht çfarëdo lloj gjëje që mund të ndodhë. Je njeriu dhe nëna më e mirë që njoh”.

Ky postim i reperit ka ardhur menjëherë pasi Cardi foli për të shkuarën e saj dhe se çfarë i ishte dashur të bënte për të mbijetuar. Në një video ajo u shpreh se në të shkuarën ka qenë përdoruese e lëndëve të dëmshme dhe është detyruar të kërcejë në ‘club-e’ në orët e vona.

Këngëtarja shtoi se nuk ka pretenduar asnjëherë të jetë perfekte, por ka folur gjithmonë të vërtetën dhe nuk është mburrur për ato që ka jetuar.