DEDIKIMI PËR ELVANËN/ Gati sa nuk u PUTHËN, por shihni çfarë thotë FIFI për Flori Mumajesin! (FOTO) – AlpeGossip
DEDIKIMI PËR ELVANËN/ Gati sa nuk u PUTHËN, por shihni çfarë thotë FIFI për Flori Mumajesin! (FOTO)

DEDIKIMI PËR ELVANËN/ Gati sa nuk u PUTHËN, por shihni çfarë thotë FIFI për Flori Mumajesin! (FOTO)

Fansat janë të bindur se kënga “Ja ke bo vetes” është për Elvanën, por Flori e interpretoi me Fifin!

Flori Mumajesi kishte një surprizë shumë të ëmbël për të gjithë fansat e tij, teksa krejt papritur pa asnjë paralajmërim publikoi këngën më të re “Ja ke bo vetes”. Flori, në bashkëpunim me Brunon, i këndojnë plot dhimbje një dashurie të shkuar.

Në rrjet pas publikimit të saj kanë shpërthyer komentet se kënga i dedikohet Elvanës, me të cilën Flori ka qenë për shumë vite në një lidhje.

Në një video të publikuar në “Instagram”, Flori së bashku me Fifin interpretojnë aq pranë njëri-tjetrit këngën, sa gati sa nuk puthen. Në videon e regjistruar në studion e kantautorit, Fifi këndon këngën më të re të Florit, ndërsa ky i fundit vendos duart në qafën e saj duke e tërhequr pas vetes.

Nuk dihet nëse video është bërë për videoklipin e këngës apo dyshja kanë nisur një lidhje, por dukeshin shumë të afërt.

Por siç duket FIFI është dashuruar me këtë këngë dhe ka publikuar një video ku shfaqet duke udhëtuar, ndërkohë që në sfond është kënga “Ja ke bo vetes”.

 

Ajo ka publikuar dhe një video të këngës në instagram  ku e cilëson si një ndër të preferuarat e saj nga producenti Flori Mumajesi dhe atë e Brunon i quan “nanusha”.