Kiara duket se nuk do ta pranojë “KURRË” lidhjen me Butrintin! Ja çfarë thotë për partnerin… – AlpeGossip
Kiara duket se nuk do ta pranojë “KURRË” lidhjen me Butrintin! Ja çfarë thotë për partnerin…

Kiara duket se nuk do ta pranojë “KURRË” lidhjen me Butrintin! Ja çfarë thotë për partnerin…

Kiara Tito është një prej moderatoreve të reja më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo është shumë e diskutuar në media dhe sidomos në mediat rozë. Kiara ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Talk Talk”, të Revistës Class. E cilësuar si Belen Rodriguez shqiptare, ajo ka treguar se ndihet shumë mirë kur e krahasojnë me Belen, pasi i pëlqen dhe e ndjek shumë.

Me sa zbuluam, Kiara ka një lidhje të ngushtë me familjen, sidomos me të atin, i cili i është gjendur gjithmonë pranë, por edhe me të vëllain. Ajo ka treguar se personi për të cilin do të jepte edhe jetën është vëllai i saj i vogël.

Për sa i përket jetës private, është përfolur shumë për një lidhje mes saj dhe këngëtarit Burtint Imeri, por sot, Kiara na sqaroi një herë e mirë. Kur është pyetur nëse preferon pushimet me familjen, me shoqërinë apo me partnerin, ajo është përgjigjur: “Me shoqërinë më pëlqen më shumë, partner nuk kam, me familjen preferoj që të pushoj gjatë dimrit.”