“MOS FUT DUART”/ Xheisara i kthehet Tanit: E kam të dashurin xheloz, na rreh të dyve – AlpeGossip
“MOS FUT DUART”/ Xheisara i kthehet Tanit: E kam të dashurin xheloz, na rreh të dyve

“MOS FUT DUART”/ Xheisara i kthehet Tanit: E kam të dashurin xheloz, na rreh të dyve

Gjesti i bërë nga Xheisara që ka irrituar Arbrin ka filluar të përdoret si shaka nga banorët. Sot në një moment teksa po zhvillonin provën javore Tani i tha Xheit: “Mos fut duart”.

Ndërsa ajo iu përgjigj me ironi: “Aman se e kam të dashurin shumë xheloz. Ka dhe dorë. Na rreh dhe mua dhe ty.”

Kujtojmë se para disa ditësh, prekjet e shpeshta të Xheisarës gjatë komunikimeve e nervozuan Arbrin.

“Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej. Unë në formë shoqërore ia kërkova Xheisarës të mos e bëjë më atë veprim. Është mirë që të ndahen gjërat që në fillim”, tha ai.

“Unë e kam timen atë formë, e bëj shpesh me njerëzit që rri shumicën e kohës. Nuk të kam prekur me qëllim. Respekti për partneren tregohet në forma të tjera”, iu përgjigj këngëtarja.