Sindroma e ovareve policistike, njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si PCOS, është një gjendje shëndetësore, ku në të cilën një grua përjeton çrregullime të theksuara hormonale, shkaktare të shumë problemeve të tjera. Ndonëse këto ciste të shumuara në vezoret e femrës nuk janë të rrezikshme për jetën, sërish vijnë me jo pak efekte anësore. Ato çojnë në çekuilibrime të hormoneve të cilat mund të shkaktojnë rrallim të periodave ose shtim të tyre, akne, rritje qimesh në vende jo të zakonta për femrat si nën mjekër dhe shtim në peshë etj.
Trajtimi i këtij problemi në kohë është shumë i rëndësishëm, pasi komplikacionet afatgjate të PCOS përfshijnë sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës apo infertilitet tek femra. Ndonëse kjo sindromë ndërhyn në procesin e ovulimit, kjo nuk do të thotë që është e pamundur të fekondoni vezën me ose pa ndihmë mjekësore.
Simptomat e sindromës ovarian polycystic mund të shfaqen tek një grua në çdo kohë nëse asaj i ka ardhur cikli e më poshtë Living do të listojë të gjitha shenjat që paralajmërojnë që ju mund të vuani nga ky sindrom.
1. Cikle menstruale të parregullta
Kjo është një nga shenjat më të zakonshme të PCOS.
2. Qime në zonën e mjekrës, fytyrës apo gjoksit
3. Luhatjet e humorit, ndjenja e ankthit apo depresionit pa shkak mund të jetë gjithashtu shenjë e sindromit policistik
4. Puçrra fytyre
PCOS gjithashtu mund të shkaktojë aknet ose lëkurë shumë të yndyrshme. Puçrat mund të jenë shumë të thella dhe të dhimbshme. Trajtimi i PCOS është i ndryshëm për të gjithë,ndaj mos u mundoni të vetkurohuni por konsultohuni me mjekun për çdo trajtim.
Mbani mend: Cistet normale që nuk shkaktojnë problemet e mësipërme janë folikula shumë të vogla që nuk kanë mundur të lëshojnë një vezë me sukses dhe janë “ngjitur” në vezore. Këto mund të plasin vetë dhe nuk janë të njëjta me cistet që krijohen si pasojë e sindromit të lartëpërmendur.