Keni probleme me dhëmbët? Mos i fusni kurrë në gojë këto gjëra – AlpeGossip
Keni probleme me dhëmbët? Mos i fusni kurrë në gojë këto gjëra

Keni probleme me dhëmbët? Mos i fusni kurrë në gojë këto gjëra

Problemet me dhëmbët janë të shumta dhe shumica e tyre shkaktohen nga ushqimet që ne konsumojmë. Përveç kësaj ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht tek dhëmbët tuaj. Ka disa gjëra që shpesh ne mund t’i fusim në gojë pa vetëdije dhe që mund të na shkaktojnë vërtet shumë probleme.

Limoni është i pasur me Vitaminë C, por nëse konsumoni një fetë limoni do të dëmtoni smaltin e dhëmbëve dhe do të krijoni çekuilibër në aciditetin e gojës.

Ngrënia e thonjve është një zakon jo i shëndetshëm dhe mund të dëmtojë skajet e dhëmbëve tuaj. Gjithashtu dhëmbët mund të bëhen shumë të ndjeshëm nga ngrënia e thonjve.

Karamelet e forta përfshihen në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë për shkak të dhëmbëve. Ato mund të shkaktojnë probleme jo vetëm në thyerjen e dhëmbëve por edhe në mishrat e tyre.

Patatinat janë një tjetër ushqim që nuk duhet t’i konsumoni shpesh, sepse niseshteja që ato kanë në përbërje mund të ngelet në mishrat e dhëmbëve dhe të krijojë më pas pllaka bakteriale. Gjithashtu mund të çlirojë prodhimin e aciditetit në gojë.