BEBE REXHA E ZHGËNJYER NGA “GRAMMY AWARDS”/ Ja fjalët e Drake të cilat i dhanë kurajo – AlpeGossip
BEBE REXHA E ZHGËNJYER NGA “GRAMMY AWARDS”/ Ja fjalët e Drake të cilat i dhanë kurajo

BEBE REXHA E ZHGËNJYER NGA “GRAMMY AWARDS”/ Ja fjalët e Drake të cilat i dhanë kurajo

Pak ditë më parë u mbajt nata e ndarjeve të çmimeve më të rëndësishme në muzikë, ‘Grammy Awards’. Ishin të ndryshëm emrat e yjeve ndërkombëtarë të cilët u vlerësuan me çmime, si Dua Lipa dhe Cardi B.

Megjithatë në një gamë të gjerë artistësh pati dhe nga ata të cilët nuk arritën të rrëmbenin një trofe. I tillë ishte rasti i Bebe Rexhës, e cila ndonëse ishte e nominuar në disa kategori me këngën ‘Meant To Be’, nuk fitoi asnjë çmim.

Kënga e saj qëndroi në vendin e parë në tabelën e ‘Billboard Hot’, për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve ‘country’, ndaj dhe Bebe është shprehur se është zhgënjyer nga ky rezultat i ‘Grammy’.

“Të gjithë më thonë se sa rekorde ka thyer ‘Meant To Be’ dhe se sa meritonte një çmim. Mendova se çfarë tha Drake: “Ti ke fituar nëse njerëzit këndojnë këngën tënde fjalë për fjalë”, ndërsa shtoi se ndihej fituese.

Pavarësisht rezultatit nga nata e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në muzikë, Bebe premtoi se do të sjellë në 15 shkurt projektin më të ri muzikor me titull “Last Hurrah”