NUK KISHIM DYSHIME/ Njerëzit e pasur refuzojnë të shoqërohen me këtë lloj personi – AlpeGossip
NUK KISHIM DYSHIME/ Njerëzit e pasur refuzojnë të shoqërohen me këtë lloj personi

NUK KISHIM DYSHIME/ Njerëzit e pasur refuzojnë të shoqërohen me këtë lloj personi

Të qenurit i/e suksesshëm/me shoqërohet me një mënyrë specifike përzgjedhjeje përsa i përket miqve. Pjesa dërrmuese e njerëzve të pasur e të suksesshëm priren të shoqërohen me njerëz të orientuar drejt suksesit dhe nga ana tjetër, shmangin një kategori të caktuar personash.

NË FOTO: MICHELLE OBAMA, AUTORE E LIBRIT “BECOMING”, NJË NDËR MË TË SHITURIT NË AMAZON DHE JO VETËM SI EDHE NJË NGA LIBRAT ME KUJTIME MË TË SHITUR TË TË GJITHA KOHËRAVE. ALEXANDRIA OSACIO-CORTEZ, VETËM 29 VJEÇE, U BË GRUAJA E PARË E PËRZGJEDHUR PËR KONGRESIN AMERIKAN. JEFF BEZZOS, CEO I AMAZON DHE NJERIU MË I PASUR NË BOTË.

Bëhet fjalë për pesimistët. Njerëzit e suksesshëm janë përgjithësisht optimistë dhe të njëjtën gjë kërkojnë të marrin edhe nga personat me të cilët rrethohen.

Studiuesi Thomas C. Corley, studioi për vite me radhë zakonet e njerëzve të pasur. Në librin “Zakonet e përditshme e të suksesshme të njerëzve të pasur”, ai arriti në përfundimin se pesimistët nuk janë fare të preferuar nga të suksesshmit.

Një arsye lidhet me mënyrën ndryshe të botëperceptimit, por nuk përjashtohet fakti se njerëzit pesimistë ndikojnë te humori dhe rruga drejt suksesit. Pra, preferojnë t’i shmangin. Më thuaj me kë rri, të të them cili je.