DY BOTË TË NDRYSHME/ Nëse nuk do të merrej me muzikë, Eni Koçi do të kishte këtë profesion – AlpeGossip
DY BOTË TË NDRYSHME/ Nëse nuk do të merrej me muzikë, Eni Koçi do të kishte këtë profesion

DY BOTË TË NDRYSHME/ Nëse nuk do të merrej me muzikë, Eni Koçi do të kishte këtë profesion

Eni Koçi komunikoi drejtpërdrejtë me fansat përmes “Instagram-it”, duke iu përgjigjur çdo pyetje që ata kishin. Një nga ndjekësit e saj ishte kurioz të dinte se cili do të ishte profesioni i këngëtares, nëse nuk do të merrej me muzikë.

Eni Koçi u shpreh se do të ishte mjeke ose psikologe!

Nuk u çuditëm aspak. Prej disa vitesh, Eni ndoqi studimet e larta në degën e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, e pas saj degën e Psikologjisë, të cilën është drejt përfundimit.

“Kam mbaruar vitet e para dhe studimet për degën e mjekësisë në Angli. Mirëpo fatkeqësisht është një vend që për atë degë sidomos, hap shumë pak dyer si student i huaj. Kështu që u detyrova si plan B, të kaloja në degën e Psilokologjisë sërish në Angli dhe jam drejt përfundimit me sukses” – sqaroi këngëtarja.

Për Enin, muzika është pasioni që nuk do të heqë kurrë dorë! Sepse hey, u bënë 10 vite tashmë që nga dita kur publikoi klipin e saj të parë “Shpresë kërkon nga ti”..

Hmm, po ndiheni të vjetër?