GRUAJA DHE E BIJA TË VDEKURA NË ARKIVOL/ Babai zemërthyer publikon fotot – AlpeGossip
GRUAJA DHE E BIJA TË VDEKURA NË ARKIVOL/ Babai zemërthyer publikon fotot

GRUAJA DHE E BIJA TË VDEKURA NË ARKIVOL/ Babai zemërthyer publikon fotot

Në një aksident fatkeq familja e tij u përgjysmua. Zach Kincaid, me zemër të thyer ka publikuar në rrjetet sociale fotot e gruas dhe të bijës së tij të vdekur teksa ndodheshin brenda në arkivol. Dy femrat e jetës së tij u shuan pasi u përplasën për vdekje nga një shofer kamioni, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Një shofer i dehur, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë në vendin e gabuar, më shkatërroi familjen sa hap e mbyll sytë. Dënimi maksimal për vrasjen e sime shoqeje dhe time bije është 10 vjet. Në shtetin e Kalifornisë, sipas gjyqtarëve, kjo nuk ishte një vrasje me paramendim, për më tepër, cilësohet aksidentale.

Por si mund të jetë ndryshe kur ti je tapë i pirë dhe drejton një automjet? Për më tepër, ai nuk do të dënohet për vrasjen e time bije, e cila më 9 tetor dot ë vinte në jetë dhe ishte tashmë një fëmijë i formuar më së miri në barkun e së ëmës,“- shkruan Zach krahas fotove.

“The sun” shkruan se autori i ngjarjes, 28-vjeçari Marcos Forestal, nuk do të përgjigjet para drejtësisë për vrasjen e vajzës, për shkak se e shoqja ishte 8 muajshe shtatzënë me të voglën.

Në fotot duket bashkëshortja e tij 29 vjeçare, Krystil Kincaid dhe vajza e vogël, të cilën kishin menduar ta quanin Avalynn Onix. Kincaid u shpreh se e bëri këtë gjë në mënyrë që të ndërgjegjësionte autoritetet për humbjen e tij të madhe. I shkatërruar ai shtoi më tej se të të ngasësh makinë në gjendje të dehur është një papërgjegjshmëri e madhe dhe bëri thirrje për marrjen e masave të rrepta kundrejt këtyre personave.