Të lë pa fjalë! Blendi Fevziu tregon ambientet e shtëpisë super luksoze – AlpeGossip
Të lë pa fjalë! Blendi Fevziu tregon ambientet e shtëpisë super luksoze

Të lë pa fjalë! Blendi Fevziu tregon ambientet e shtëpisë super luksoze

Me një karrierë të gjatë dhe me një nga emisionet më të suksesshme të televizioneve shqiptare, Blendi Fevziu njihet si një prej gazetarëve më të paguar në Shqipëri.

Kjo rrjedhimisht përkthehet edhe në një jetesë luksoze, por ndonëse Fevziu nuk parapëlqen ta shfaqë shpesh një gjë të tillë, së fundmi duket se ka ndryshuar.

I befasuar nga bora që ka rënë në Tiranë, moderatori i njohur ka postuar në rrjetet sociale një pjesë të ambienteve të jashtme të shtëpisë së tij.

Në imazhet në fjalë, dallohet oborri gjigant e i gjelbëruar, si dhe një pishinë e madhe.

Fevziu gjithashtu ka postuar edhe një tjetër foto ku ai shihet pranë së bijës Alis, duke argëtuar brenda në shtëpi, ndërsa jashtë gjithçka është mbuluar nga bardhësia.