Bes Kallaku se fundi ka postuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gent Fatalin.
Kënga ka vetëm 4 ditë që ka dalë dhe është kthyer në një hit veror.
Por tingujt e këngës së Besit nuk janë të padëgjuara më parë.
Pavarësisht tekstit dhe videoklipit, kënga në fjalë është “kopje” e këngës së njohur italiane “Bella Cioa”, e cila u kushtohej partizanëve.
Për të kuptuar ngjashmërinë e madhe mes këngëve, mund t’i dëgjoni të dyja versionet në videon bashkëngjitur lajmit.