Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca ditën e djeshme festoi 28 vjetorin. Ajo organizoi një festë përrallore në Dhërmi ku të ftuar ishin familja dhe miqtë e saj të ngushtë.
Atmosfera e festës u ndez akoma më shumë me praninë e artistes së njohur Fifi e cila mrekulloi të ftuarit me zërin e saj. Ajo këndoi këngë të tilla si “Mi dhe flakë mallit tim”, “Psikopatja jote” etj. Perveç kendimit, Fifi mbajti dhe një fjalim për Luanën, ku shprehej: “Është një njeri shumë pozitiv, një njeri shumë i dashur, edhe une jam e bekuar që e njoh, edhe jam shumë e lumtur që e kam në jetën time.”
Luana është treguar shumë mirënjohëse ndaj Fifit dhe para pak orësh ka ndarë në profilin e saj të Instagramit një video me artisten, ku i dedikon fjalët më të bukura në shenjë falenderimi dhe dashurie. “Faleminderit shpirt për atmosferën e mrekullueshme dhe për shpirtin e bukur që e ke. Ishe dhurata më e bukur! Të dua me zemër.”- ka shkruar moderatorja.