I DINIT? Këto janë dëmtimet më të zakonshme gjatë seksit, ja si ti trajtoni – AlpeGossip
I DINIT? Këto janë dëmtimet më të zakonshme gjatë seksit, ja si ti trajtoni

I DINIT? Këto janë dëmtimet më të zakonshme gjatë seksit, ja si ti trajtoni

Vetvetishmëria dhe gjallëria e seksit mund të sjellin dhe incidente të çuditshme. Ndonjëherë nuk jemi të eksituar sa duhet dhe ndjejmë më shumë dhimbjen.

Seksi nuk duhet të jetë i dhimbshëm, por ndonjëherë kur ka shumë ngazëllim, rrugës, mund të marrim ndonjë plagë. Dëmtimet më të zakonshme të cilat më erdhën në mëndje janë këto.

Dhimbje vaginale / si ndodh? Është një nga nga dëmtimet më të përhapura që shkaktohen nga një faktor: thatësia vaginale. Pa lubrifikimin e nevojshëm ( natyral ose jo) fërkimi gjatë penetrimit mund të irritojë lëkurën e ndjeshme rreth vulvës.

Trajtimi: Irritimi shërohet me kalimin e kohës ( vagina është një organ magjik, vetëshëruese dhe vetëlubrifiukuese), por ju duhet të ndaloni për të kuptuar se cili veprim e shkaktoi këtë. Për të trajtuar një vaginë të irrituar, përdorni kompresa të ftohta dhe të ngrohta. Nëse keni vaskë në shtëpi është e rëndësishme që mos bëni banjo me locione me parfum ose kimikate të ndryshme.

Duhet kujdes dhe duhen evituar të gjitha produktet që përmbajnë kimikate , kjo sepse mund të agravojnë gërvishtjet apo plagën. Kompresat me ujë të ftohtë, ose me disa kuba me akull të mbështjella më një pecetë apo napë, janë gjithashtu një ndihmë e madhe.

Mos vendos akull direkte në vaginë dhe përdor mbathje pambuku që lejojnë që vagina të marrë frymë. Në të ardhme, për të evituar gërvishtje, duhet patjetër të përdorni lubrifikim, lubrifikim, lubrifikim, para se të kaloni tek akti i fortë dhe i fuqishëm nëse është kjo ajo që pëlqeni.

Plagë/ gërvishtje anale ose vaginale / Si ndodh? Nje tjëtër pasojë e mungesës së lubrifikimit është ndonjë plagë në vaginë ose në anus. Mungesa e lubrifikimit sjelle fërkim, friksion dhe shkakton plagë të tilla.

Këto gërvishtje apo plagë jo vetëm që janë të dhimbshme, por mund të jenë dhe burim infeksionesh, sidomos në anus. Shumica e gërvishtjeve janë të vogla dhe shërohen vetë, por nëse ke ndonjë më të madhe që vazhdon e krijon gjakderdhje, duhet një ndërhyrje mjekësore.

Trajtimi: Mbas seksit mund të vendosësh pak lubrifikant për të zbutur lëkurën. Sigurohu që lubrifikanti mos të ketë përbërje alkooli ose silikoni për të mos irrituar më shumë situatën. Për të parandaluar problemin, sigurohu që të jesh i lubrifikuar dhe sigurohu që gishtat dhe thonjtë e partnerit të jenë të pastër dhe të shkurtër.