“MBI TË GJITHA…”/ Dojna Mema tregon gjithë cilësitë që pëlqen më shumë tek Vlashenti – AlpeGossip
“MBI TË GJITHA…”/ Dojna Mema tregon gjithë cilësitë që pëlqen më shumë tek Vlashenti

“MBI TË GJITHA…”/ Dojna Mema tregon gjithë cilësitë që pëlqen më shumë tek Vlashenti

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me fansat, moderatorja ka treguar hapur çfarë vlerëson më shumë tek Vlashenti, cilësitë që e kanë bërë të bjerë në dashuri kokë e këmbë me të.

“Mbi të gjitha tolerancën, mirëkuptimin, dhembshurinë dhe sigurisht kreativitetin që çdo ditë në tre vite bashkë të jetë e ndryshme nga tjetra”, është përgjigjur moderatorja.

Ndërsa kur është pyetur se cilin personazh do e intervistonte dy herë, ajo ka dhënë dy emra dhe ka thënë se Vlashentin do e intervistonte gjithë jetën e saj.

“Edmond Tupja, Arjan Çani. Mbi të gjitha këtë djalin do e intervistoja gjithë jetën”, është përgjigjur moderatorja.

Më herët Dojna ka treguar se nuk e ka në plan momentalisht të martohet dhe madje nuk pret që të bëjë dasmë pa marrë një super propozim romantik nga Vlashenti.

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”, ka thënë Dojna.