PËR PAK SA NUK HUMBI JETËN/ Gruaja 51-vjeçare injekton lëngun e frutave në vena – AlpeGossip
PËR PAK SA NUK HUMBI JETËN/ Gruaja 51-vjeçare injekton lëngun e frutave në vena

PËR PAK SA NUK HUMBI JETËN/ Gruaja 51-vjeçare injekton lëngun e frutave në vena

Një grua në Kinën Qëndrore pothuajse humbi jetën pas injektimit të lëngut të më shumë se 20 llojeve të frutave direkt në venat e saj.

Gruaja 51-vjeçare, e ashtuquajtur Zeng, ishte duke ndjekur një ilaç popullor për të përmirësuar shëndetin e saj dhe mendoi të marrë më shpejt ushqyesit në fruta në këtë mënyrë, njoftuan mediet kineze, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas kësaj, ajo zhvilloi një temperaturë dhe kruarje lëkure dhe u dërgua në spital në Chenzhou, provincën Hunan.

Në fillim ajo injoroi simptomat. Ajo shkoi në spitalin e qarkut pasi burri i saj i tronditur mësoi se ajo kishte marrë infuzion, sipas ‘Xiaoxiang Morning News’.

Stafi i spitalit pastaj e transferoi atë në Spitalin Affiliated të Universitetit Xiangnan, ku ajo u pranua në kujdesin intensiv.

Mjeku Liu Jianxiu u tha gazetarëve se gruaja vuajti nga një infeksion i rëndë dhe dëmtimi i zemrës, veshkave dhe mëlçisë.

Ajo ishte në rrezik të humbte jetën nga dështimi i shumë organeve dhe sepsës, shtoi Dr Liu.

Pas pesë ditëve të trajtimit emergjent, gjendja shëndetësore e Zeng u përmirësua. /Lajmi.net/