KA LËKURË PERFEKTE/ Almeda zbulon sekretin dhe është kaq e thjeshtë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KA LËKURË PERFEKTE/ Almeda zbulon sekretin dhe është kaq e thjeshtë (FOTO+VIDEO)

KA LËKURË PERFEKTE/ Almeda zbulon sekretin dhe është kaq e thjeshtë (FOTO+VIDEO)

Almeda Abazi prej vitesh mbetet një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe më të komentuara në media për jetën e saj. Almeda shfaqet gjithnjë e kuruar në dalje televizive apo në fotot që publikon në rrjete sociale dhe pyetjet e fansave mbi kujdesin e saj të lëkurës kanë qenë të shpeshta.

Së fundmi Almeda ka zbuluar se për lëkurë perfekte përdor tre produkte që i kanë të gjithë në shtëpi. Almeda kombinon xhelin e aloe veras, të bardhën e vezëve dhe fare pak mjaltë.

Pas përzierjes së këtyre tre produkteve, Almeda vendosë facoleta në fytyrë të cilat i lyen me përzierjen duke i lënë për disa minuta, deri në tharjen e saj.

Kujtojmë që bukuroshja shqiptare pak kohë më parë tregoi se përdor edhe një maskë tjetër me kafe, sërish shumë e lehtë për t’u përgatitur, të cilën mund ta ndiqni më poshtë.