FLINI MË PAK SE 7 ORË? Ja çfarë po i bëni trupit dhe trurit tuaj – AlpeGossip
FLINI MË PAK SE 7 ORË? Ja çfarë po i bëni trupit dhe trurit tuaj

FLINI MË PAK SE 7 ORË? Ja çfarë po i bëni trupit dhe trurit tuaj

Privimi ndaj gjumit ka pasoja serioze për trurin dhe trupin tuaj.

Shumë njerëz mendojnë se mund të mbijetojnë edhe me më pak se shtatë deri në nëntë orë gjumë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Matthew Walker, një shkencëtar që është edhe ekspert i profilizuar në fushën e gjumit, më parë thoshte për ‘Business Insider’, “Sa më i shkurtër gjumi, aq më e shkurtër jeta”.

Cilësia e dobët e gjumit është e lidhur ngushtë me problemet kronike të lëkurës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Wisconsin.

Hulumtimet e tjera thonë se mungesa e gjumit mund të çojë në sëmundjen e njohur mendore si Alzheimeri.

Ekzistojnë dëshmi të tjera se privimi ndaj gjumit ka një efekt negativ në zemër. Kur studiuesit mbanin njerëzit zgjuar për 88 orë, tensioni i gjakut u rrit.

Kështu, herën tjetër nëse mendoni se mund të mbijetoni me më pak se 7 orë gjumë, mos e bëni të njëjtin gabim.