KËRCËNON KIARËN DHE EFIN/ Olta Gixhari: Tirana është e vogël, do t’i rreshtoj të gjitha! – AlpeGossip
KËRCËNON KIARËN DHE EFIN/ Olta Gixhari: Tirana është e vogël, do t’i rreshtoj të gjitha!

KËRCËNON KIARËN DHE EFIN/ Olta Gixhari: Tirana është e vogël, do t’i rreshtoj të gjitha!

Edhe pse u paralajmëruar se do humbnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më tepër.

Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e sotme. Ata kanë përfshirë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Në fakt “Big Brother” nuk ndërtohet mbi informacionet që banorët mund të kenë për njëri-tjetrin, por presim të dëgjojmë se çfarë di Olta, nëse do vendosë që t’i thojë…