KONFIRMOHET EMRI/ Ja kush do të prezantojë festivalin ndërkombëtar “Marie Kraja” – AlpeGossip
KONFIRMOHET EMRI/ Ja kush do të prezantojë festivalin ndërkombëtar “Marie Kraja”

KONFIRMOHET EMRI/ Ja kush do të prezantojë festivalin ndërkombëtar “Marie Kraja”

Moderatorja e njohur Orinda Huta u fotografua përkrah Zana Çelës, drejtoreshës së ‘Teatrit të Operas dhe Baletit, pak kohë më parë.

Kjo bëri të përflitet për një largim nga “Klan”-i dhe për një projekt të rëndësishëm;

Largimi u mohua nga Orinda, por projekti i madh mbetet dhe ka të bëjë me drejtimin e Festivalit Operistik, “Marie Kraja”, i cili do të organizohet në datat 18, 19 dhe 20 prill në Tiranë.

Themeluesja e këtij festivali Zana Çela konfirmoi ekskluzivisht në “E Diell” se prezantuesja është Orinda Huta.

Pra Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” në edicionin e tij të 17-të këtë vit do të prezantohet nga vetë Orinda.