Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale ku poston foto nga mëngjesi deri në darkë, duke treguar për aktivitetet gjatë ditës apo koncertet.
Ditën e sotme Bebe ka postuar një foto ku shfaqet e lodhur dhe e rraskapitur pas një udhëtimi, mirëpo në hapësirën e komenteve dallon komplimenti që i ka bërë Mario.
“Sa bukur”, i shkruan grimieri i Kimit – Bebes duke përdorur frazën e tij të famshme që pak vite më parë ja mësoi edhe Kim Kardashianit.
Bebe Rexha aktualisht po shijon suksesin e këngës “Last Hurrah” e cila ka arritur miliona shikime në Youtube, por nga ana tjetër ka pasur edhe kritika të shumta.