“REFUZOVA MILIONERIN”/ Rrëfehet moderatorja shqiptare: U tmerrova kur zbulova se ishte serb – AlpeGossip
“REFUZOVA MILIONERIN”/ Rrëfehet moderatorja shqiptare: U tmerrova kur zbulova se ishte serb

“REFUZOVA MILIONERIN”/ Rrëfehet moderatorja shqiptare: U tmerrova kur zbulova se ishte serb

Gjatë emisionit të saj, “Glamour Zone”, moderatorja Ester Bylyku lejon të ftuarin që t’i bëjë asaj një pyetje personale. Së fundmi e ftuar ishte Xheni Brahaj dhe kjo e fundit e pyeti Esterin: Cilin mashkull e ke refuzuar dhe nuk je penduar?

Ester Bylyku: Ka qenë një djalë që u njohëm nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Ai jetonte në Gjermani, kishte disa fabrika andej dhe më tha se ishte gjerman. Kur filluam të njiheshim më mirë, ai më tha se kishte origjinë serbe. U tmerrova kur ma tha. I thashë se nuk mund të qëndroja kurrë me një serb. Ai këmbënguli se ishte origjinë e largët sepse kishte passaportë gjermane. Nuk e mora parasysh këtë dhe i kërkova të mos më shkruante më.

Disa ditë mëpas, më solli një analizë të ADN, e cila tregon etnicitetin e personit, dhe në letër shkruhej se ky kishte një përqindje të vogël serbe. Sërish nuk e pranova dhe nuk e mora parasysh. Pra përfundimisht, refuzova milionerin sepse zbulova që ishte serb dhe nuk pendohem kurrë për këtë.