“MUND TË KISHE HEQUR DAGZ E TË FUSJE…”/ Einxhel e revoltuar i drejtohet Donaldit: Ne të dy nuk e nxjerrim Ilirin – AlpeGossip
“MUND TË KISHE HEQUR DAGZ E TË FUSJE…”/ Einxhel e revoltuar i drejtohet Donaldit: Ne të dy nuk e nxjerrim Ilirin

“MUND TË KISHE HEQUR DAGZ E TË FUSJE…”/ Einxhel e revoltuar i drejtohet Donaldit: Ne të dy nuk e nxjerrim Ilirin

Si gjithmonë, nominimet në shtëpinë e “Big Brother VIP” sjellin pakënaqësi dhe debate të forta. E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku banorët që dolën në nominim janë Ilir, Einxhel dhe Dj Dagz.

I preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, ai mund të ndryshonte nominimin dhe të këmbente një të nominuar me një banor tjetër. I pyetur nga Arbana në dhomën e rrëfimit ai vendosi të mos e bëjë këtë zgjedhje , pasi sipas Donaldit ky nominim ishte vendim i vetë banorëve që ndodhen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas spektaklit banorët kanë filluar menjëherë duke dhënë opinionet e tyre mbi vendimin e marrë nga Donaldi. Ky i fundit bashkë me Einxhel, Dj Dagz dhe Beatrix biseduan gjatë për vendimin e marrë.

Biseda mes banorëve:

Einxhel: Nëse doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagz-in e kishe vendosur dikë tjetër

Donaldi: Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë

Einxhel: Unë nuk mendoj kështu, po… .Mendoj që Ilirin ne të dy nuk e nxjerrim

Einxhel: Ti mund të hiqje Dagz e të fusje Arjolën. A deshe të fusje lojtarët e fortë?

Dagz: Këtë i thashë edhe unë

Donaldi: Prandaj thashë Benidën

Einxhel: Unë mendoj se Arjola është më e fortë

Donaldi: Se Beniada?

Einxhel: Po

Donaldi: Unë mendoj se Beniada është më e fortë. Unë mendoj se është shumë e fortë.