NGA KRASTA TEK DEMBACAJ/ Largimet e moderatorëve, që bën shumë “zhurmë” mediatike – AlpeGossip
NGA KRASTA TEK DEMBACAJ/ Largimet e moderatorëve, që bën shumë “zhurmë” mediatike

NGA KRASTA TEK DEMBACAJ/ Largimet e moderatorëve, që bën shumë “zhurmë” mediatike

Ikjet, ardhjet, levizjet në televizionet shqiptare jemi mësuar ti shohim tuajse çdo sezon. E megjithatë, ka edhe shumë raste ku diçka ndodh dhe kontrata nderpritet menjëherë e rrjedhimisht fillon edhe zhurma mediatike.

Me sherre, deklarata publike apo edhe heshtje ALPEgosip.al ju risjell në vemendje disa nga largimet e bujshme nga televizionet shqiptare.

Rasti më i afërt eshte ai i Arjola Shehut. Në nje intervistë, ajo tregoi se e kanë larguar nga puna (TvKlan) me hatërmbetje, madje e kanë pushuar. Ajo shtoi gjithashtu se ia kanë thënë këtë në 31 gusht ndërkohë që do të fillonte sezoni i ri në datën 4 shtator.

Largimi i Alesia Bamit nga Stop, beri gjithashtu bujë ne rrjet. Ajo ishte velina e emisionit dhe u largua sepse deklaroi që punonte pa kontratë.

Rudina Dembacaj dhe ikja e saj nga Al Pazar përfundoi me sherr kur u largua. Moderatorja pati një debat me Agron Llakaj dhe ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre është përmirësuar.

Largimi i Jonida Shehut nga emisionoi “Pasditja” ishte gjithashtu shumë i bujshëm. U tha se konflikti me Top Chanel shkoi deri në gjykatë, por kujtojmë se sot ajo moderon emision “Soire” po në të njejtin televizion.

Largimi i Adi Krastës nga “News24” ka qenë gjithashtu shumë i përfolur. Sipas mediave shkak u bë mungesa e lirisë së veprimit dhe kjo ja vështirësoi shumë, por ishte televizioni ai që i kërkoi të largohej. Megjithatë, Krasta ende sot nuk ka deklaruar publikisht per këtë gjë.