“ZJARR”/ Elvana këndoi këngët e Florit në koncertin në Zvicër dhe e dogji fare me kërcimin seksi – AlpeGossip
“ZJARR”/ Elvana këndoi këngët e Florit në koncertin në Zvicër dhe e dogji fare me kërcimin seksi

“ZJARR”/ Elvana këndoi këngët e Florit në koncertin në Zvicër dhe e dogji fare me kërcimin seksi

Elvana Gjata u është rikthyer koncerteve këtë fundjavë.

Faqet në Instagram të fansave të saj, tregojnë se këtë fundjavë ajo mbajti një koncert në Zvicër dhe na lejoni t’ju themi se performanca ishte ZJARR.

Në videot e publikuara këngëtarja shfaqet duke kënduar këngët e saj të vjetra të prodhuara nga Flori Mumajesi. Bëhet fjalë për këngën “Lejla” dhe “Love me”, dy hitet e preferuara të këngëtares.

Nuk ka munguar performanca fantastike e Elvanës me kërcimet me balerina dhe ato vetëm, me lëvizje provokuese twerk. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, ajo dukej mjaft elegante dhe me më pak kilogramë.

Pas skandalit ku u përfshi i fejuari i saj në vrasjen në ish-Bllok, këngëtarja shqiptare qëndroi 5 muaj nën heshtje për t’u rikthyer më pas në muzikë duke surprizuar fansat me koncertin në Prishtinë dhe me projektin e saj kinematografik “Dy Gisht Mjaltë” që po korr shumë sukses.