Siç e dimë të gjithë, modelja bukuroshe Adrola Dushi është nënë e një djali të quajtur Troi, i cili i ngjan shumë. Ajo publikon shpesh foto pranë tij në rrjete sociale dhe nuk i kursen dedikimet plot dashuri.
Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit dy foto shumë të ëmbla nga pushimet. Modelja ka shkruar se nuk e pranon dot që Troi është rritur dhe se ai do jetë gjithmonë bebushi i saj.
“E di qe je rritur tashme, por zemra ime s’e pranon dot. Brenda saj, ti do jesh gjithnje bebushi im i embel”, ka shkruar Adrola.