I ZBULUAN LIDHJEN/ Olsi Bylyku merr vendimin që nuk pritej (FOTO) – AlpeGossip
I ZBULUAN LIDHJEN/ Olsi Bylyku merr vendimin që nuk pritej (FOTO)

I ZBULUAN LIDHJEN/ Olsi Bylyku merr vendimin që nuk pritej (FOTO)

Disa ditë më parë, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, u filmua gjatë premierës së “2 gisht mjaltë” me partneren e tij të cilën prej disa muajsh e kishte mbajtur larg syrit të mediave.

U mësua se vajza bukuroshe krah tij quhej Egli dhe kishte studiuar për kanto. Pas publikimit të fotove, Olsi foli për herë të parë për lidhjen, duke u shprehur se vajza nuk kishte dëshirë të prononcohej.

“Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”, u shpreh Olsi.

Por, megjithëse menduam se çiftin nuk do t’a shihnim më, ishte vetë Olsi ai që ka publikuar pak më parë në Instastoryn e tij një foto me partneren. Mesa duke, ata kanë vendosur të mos fshihen më nga mediat dhe publiku dhe me siguri tani do t’i shohim më shpesh së bashku.