DJALI I HUEYDA EL SAIEDD FESTON 7 VJETORIN/ Thierry bën postimin prekës: Të fortë së bashku – AlpeGossip
DJALI I HUEYDA EL SAIEDD FESTON 7 VJETORIN/ Thierry bën postimin prekës: Të fortë së bashku

DJALI I HUEYDA EL SAIEDD FESTON 7 VJETORIN/ Thierry bën postimin prekës: Të fortë së bashku

Bashkëshorti i të ndjerës, Hueyda El Saied Grosjean, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”. Thierry herë pas here bën postime që menjëherë marrin vëmendjen e të gjithëve.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel, ai ka bërë një dedikim mjaft të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, shkruan Thierry në postimin ku shfaqen disa fotografi të Gabrielit me mamanë dhe me të.

Kujtojmë se Hueyda u nda nga jeta pak javë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk foli asnjëherë.

Djali i Hueydas feston 7-vjetorin e lindjes, Thierry bën postimin

Djali i Hueydas feston 7-vjetorin e lindjes, Thierry bën postimin