JONI FESTON DITËLINDJEN/ Arbana Osmani e uron me fjalët më të ngrohta të dashurisë (FOTOT) – AlpeGossip
JONI FESTON DITËLINDJEN/ Arbana Osmani e uron me fjalët më të ngrohta të dashurisë (FOTOT)

JONI FESTON DITËLINDJEN/ Arbana Osmani e uron me fjalët më të ngrohta të dashurisë (FOTOT)

Më 9 mars të vitit 2015, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushin Joni, i cili sot mbush plot 5-vjeç.

Duket se festa ka nisur që në mëngjes në shtëpinë e tyre dhe Arbana ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël me Jonin.

Të dy janë kombinuar të veshur me të kuqe, teksa Arbana mban disa tollumbace shumëngjyrëshe në dorë dhe i buzëqesh me dashuri të birit.

“Çdo ditë me ty është festë jeta ime! Zoti e di sa shpirt të kam! Gëzuar ditëlindjen 🎉 bekimit tim më të madh, zemra ime është plot.❤️”- janë fjalët e ngrohta të Arbanës për të voglin e saj.

Prej kohësh moderatorja është munduar të tregohet e rezervuar lidhur me jetën e saj private dhe e ka mbajtur Jonin larg syrit të mediave.

Mirëpo, duket se muajt e fundit e ka bërë këtë përjashtim dhe po shohim shpesh poza të ëmbla me Jonin në profilin e saj në Instagram.