CAPITAL T DREJT GJERMANISË/ Vetëm një koment na u desh për të pritur projektin madhështor – AlpeGossip
CAPITAL T DREJT GJERMANISË/ Vetëm një koment na u desh për të pritur projektin madhështor

CAPITAL T DREJT GJERMANISË/ Vetëm një koment na u desh për të pritur projektin madhështor

Capital T publikoi “Je T’aime” ditën e djeshme si dhuratën e Shën Valentinit për fansat. Teksa ka ndarë një pjesë të tekstit me anë të një postimi në Instagram, ka qenë një koment ai që ka tërhequr vëmendje në veçanti…

Një nga përdoruesit në rrjet e ka pyetur reperin: “A do të ketë Time Capsule në Gjermani?” Kapo nuk e ka lënë pa një përgjigje, duke i surprizuar ndjekësit. “Me shumë shpresë PO”, ka komentuar reperi, duke paralajmëruar kështu se projektet e tij të reja nuk lidhen vetëm me publikimin e hiteve.

Time Capsule u mbajt në Tiranë në shtator të vitit që lamë pas, për t’u cilësuar si koncerti i parë madhështor realizuar nga një artist vendas. Tashmë, duket se ‘kapsula’ e Kapos do të nisë rrugëtimin në Europë…