“NUK TË NJOHIN NGA AFËR…”/ Genci i tha Enit fjalët më të veçanta për Shën Valentin – AlpeGossip
“NUK TË NJOHIN NGA AFËR…”/ Genci i tha Enit fjalët më të veçanta për Shën Valentin

“NUK TË NJOHIN NGA AFËR…”/ Genci i tha Enit fjalët më të veçanta për Shën Valentin

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të njohur të Showbizit. Dyshja shpesh i bëjnë njëri-tjetrit urime nga më romantiket dhe nuk ka munguar një dedikim plot dashuri as në ditën e të dashuruarve!

Ditën e djeshme Genci ka publikuar në Instastory një foto të parteneres dhe i ka dedikuar fjalët më të ëmbla, që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte.

“Ndoshta njerëzit e tjerë nuk e kuptojnë sepse nuk të njohin nga afër, por unë nuk kam njohur kurrë njeri më të mirë se ti. Vitet dëmtojnë lëkurën dhe sjellin rrudha, por ti çdoherë do të jesh e bukur sepse e bukura e vërtetë fle brenda teje”, shkruan ai.