DETI KTHEHET I KUQ/ Banorët e ishullit vrasin 200 balena dhe 40 delfinë për mish (FOTO) – AlpeGossip
DETI KTHEHET I KUQ/ Banorët e ishullit vrasin 200 balena dhe 40 delfinë për mish (FOTO)

DETI KTHEHET I KUQ/ Banorët e ishullit vrasin 200 balena dhe 40 delfinë për mish (FOTO)

Fshatarët në një ishull të largët në Atlantik e kanë kthyer detin të kuq në gjak pasi kanë therur afro 250 balena dhe 40 delfinë.

Gjitarët e detit u nisën për në veri për të kaluar verën, por për fatin e keq të tyre, aty i priste thika.

Nga fotot e dhimbshme të shpërndara në media mund të dallohen balenat e shumta që theren pa pikë mëshire në breg ndërsa deti ngjyroset me gjakun e tyre.

Peshkatarët nëpër barka i nxisin balenat drejt bregut ku i pret edhe thika. Masakra e dhimbshme ndodh çdo vit në qytetin Torshavn, në Ishujt Faroe.

Masakra u përshkrua si “brutale” dhe “mizore” nga grupi i Blue Planet Society.