“Nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi”/ Aktori i njohur largohet nga Shqipëria (FOTO) – AlpeGossip
“Nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi”/ Aktori i njohur largohet nga Shqipëria (FOTO)

“Nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi”/ Aktori i njohur largohet nga Shqipëria (FOTO)

I ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme, aktori i njohur Aleks Seitaj ka deklaruar se do e lërë aktrimin dhe do largohet nga Shqipëria. Aleks, një personazh me një stil unik dhe që ka guxuar në disa disiplina të artit, si muzikë, dublim, parodi muzikore etj, u shpreh se do largohet nga Shqipëria për të punuar dhe udhëtuar me kroçerë, një udhëtim qëdo e nisë nesër.
Aleks u shpreh se në Shqipëri nuk ndihet si në shtëpi dhe si pasojë e realitetit ku jeton, ka kaluar një periudhë depresive.

“Në Shqipëri nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet përse kam vendosur të largohem. Kam kaluar një periudhë depresioni si pasojë e bulizimit dhe si pasojë e realitetit ku jetoj. Unë gjithmonë kam qenë larg realitetit shqiptar”, u shpreh Aleks.