JANË NDARË? Ja pse dyshojmë se Jonida Maliqi dhe Romeo nuk janë më bashkë (FOTO) – AlpeGossip
JANË NDARË? Ja pse dyshojmë se Jonida Maliqi dhe Romeo nuk janë më bashkë (FOTO)

JANË NDARË? Ja pse dyshojmë se Jonida Maliqi dhe Romeo nuk janë më bashkë (FOTO)

Prej kohësh lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo e re nga çifti përbën kuriozitet. Lidhjen ata e konfirmuan në puntatën e parë të emisionit “Treshat” ku Jonida i dhuroi një puthje Romeos.

Dy javë më parë çifti u fotografuan duke u puthur gjatë pushimeve të tyre duke vërtetuar kështu edhe një herë që ata janë bashkë.

Mirëpo së fundmi disa postime të Jonidës dhe Romeos në Instagram, kanë nisur thashethemet se lidhja e tyre është në krizë.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke”, shkruhet në postimin e Jonidës. Pak pas këtij postimi, Romeo publikoi një status ku shkruante: “Lerja në dorë Zotit dhe shko të flesh”.

Se ç’po ndodh nuk e dimë megjithatë këto postime janë vërtet dyshuese. Gjithashtu edhe fakti që çifti po i kalon pushimet të ndarë, Jonida në Jalë ndërsa Romeo në Dhërmi.