"U HABITËM"/ Moderatorja shqiptare hap video “Live” në Instagram me Roberto Cavallin - AlpeGossip
“U HABITËM”/ Moderatorja shqiptare hap video “Live” në Instagram me Roberto Cavallin

“U HABITËM”/ Moderatorja shqiptare hap video “Live” në Instagram me Roberto Cavallin

Dizenjuesi 78-vjeçar Roberto Cavalli i ka bërë një kërkesë për video “Live” moderatores të “In TV” Sara Gjordeni. Këtë e ka treguar vetë Sara e cila shprehet se është habitur kur ka parë ftesën e Robertos. Ajo ka qenë duke bërë një video të zakonshme “Live” nga makina dhe papritur ka marrë kërkesën e Cavallit. Ai kur ka parë se Sara ishte duke udhëtuar me makinë i ka kërkuar të ketë kujdes sepse është e rrezikshme të flasësh në telefon gjatë udhëtimit.

Linja nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme dhe kjo ka bërë që Sara dhe 78-vjeçari të mos e dëgjonin mirë njëri-tjetrin kur flisnin. Gjithsesi moderatorja është shprehur se numri i ndjekësve pas kësaj videoje vetëm po i rritet.

Duket se moderatorja nuk ishte një e pa njohur për 78-vjeçarin pasi ajo ka treguar për IN Tv se janë takuar para katër vitesh dhe është shprehur se :

“Kam folur me Roberto Cavalli-n kur mora pjesë në Miss Globe 2014 në Azerbajxhan. Arsyeja ishte për të bërë një fushatë parfumi dhe posterat do të vendoseshin në Jug të Italisë, por kjo gjë nuk u bë dot e mundur, pasi nuk arrita te shkoj sepse pas dy ditësh ishte finalja e Miss Globe. Por kemi ruajtur kontaktin dhe ai më ka thënë se, kur të ndodhem në Milano të kontaktoj me asistenten e tij ose atë vetë për të realizuar ndonjë bashkëpunim”.- përfundoi Sara.