Pak ditë më parë, prestigjozja Forbes publikoi listën e grave më të pasura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një prej tyre ishte edhe Kylie Jenner.
Jenner kishte mbledhur një sasi prej 900 milion dollarësh duke u bërë personazhi i parë në moshë të re që renditet në një pozicion të tillë.
Bukuroshja amerikane ka akumuluar një pasuri të tillë nga kompania e saj e produketeve kozmetike, në të cilën zotëron 100% të pronësisë.
Ama, sikur të mos mjaftonte kjo, persona të ndryshëm kanë hapur një site në internet ku po mbledhin para për ta çuan Kylie-n nga 900 milion në 1 miliard dollar, duke e kthyer kështu në të parën miliardere në moshë të re.
Me siguri, Kylie është mjaft e lumtur për këtë, por akoma më të lumtur do të ishin të gjithë ata njerëz në nevojë, tek të cilët mund të shkonin të ardhurat e këtyre site-ve.