Pas anullimit të koncertit, Bonos së U2 i rikthehet zëri – AlpeGossip
Pas anullimit të koncertit, Bonos së U2 i rikthehet zëri

Pas anullimit të koncertit, Bonos së U2 i rikthehet zëri

Këngëtari kryesor i grupit U2 thotë se zëri i tij po i rikthehet plotësisht dhe do të jetë gati për pjesën tjetër të turneut. Deklarata e tij erdhi një ditë pasi anulloi koncertin në Berlin për çështje vokale.

“Kam një doktor të jashtëzakonshëm,”-tha këngëtari, duke shtuar se ishte i lumtur dhe i lehtësuar që nuk ishte asgjë serioze.

Fansat e U2 mbetën të zhgënjyer kur performnca e grupit u ndërpre të shtunën.

Grupi irlandez kishte performuar disa këngë para se Bono ti kërkonte falje fansave, duke thënë: “Unë mendoj se ne nuk mund të vazhdojmë.”

Fillimisht fansave në Mercedes-Benz Arena u tha se do të kishte një pauzë të shkurtër.

Por më vonë u informua se koncerti mbaroi. Por Bono premtoi se do të organizonte një koncert tjetër.