“NUK MË INTERESON”/ Tani zbulon si priti nominimin që i kishte bërë Kiara: Më ka bërë… – AlpeGossip
“NUK MË INTERESON”/ Tani zbulon si priti nominimin që i kishte bërë Kiara: Më ka bërë…

“NUK MË INTERESON”/ Tani zbulon si priti nominimin që i kishte bërë Kiara: Më ka bërë…

Pak ditë më parë, i gjithë publiku u habit me nominimin që bëri Kiara Tito. Teksa banorët do të nominonin vetëm 1 person nga ata më pak të preferuar nga publiku, moderatorja e njohur tha Tan Brahimi.

Duke qenë se ky i fundit është shok i Luiz Ejllit dhe këngëtari kishte ‘luftuar’ shumë që ai mos të ishte në nominim, Kiara bën veprimin e papritur.

Ky nominim është komentuar sot nga vetë aktori i njohur, i cili ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”. I pyetur nëse është ndier i prekur nga nominimi i Kiarës, Tani tha:

“Më ka bërë shumë për të qeshur” dhe më pas shtoi se nuk i intereson hiç se pse e bëri një gjë të tillë.

Kujtojmë se aktori i njohur i humorit u largua me dëshirën e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ai kishte kohë që e kërkonte një gjë të tillë, por herë pas here Luiz Ejlli e bënte që të ndryshonte mendim.